500 mijë euro për 150 përfitues të subvencioneve në Bujqësi, drejt fundit pagesat e vitit 2020

22.10.2021

Megjithatë, pagesat e papërfunduar të subvencioneve të vitit 2020 duket se po shohin fundin. Indeksonline ka kontaktuar ministrinë e Bujqësisë të cilët kanë njoftuar se procesi i pagesave është në fazën finale. Ministria e drejtuar nga Faton Peci ka njoftuar se do të procedohen 500 mijë euro për 150 përfitues të këtyre pagesave direkte.  “Procesi […]

500 mijë euro për 150 përfitues të subvencioneve në Bujqësi, drejt fundit pagesat e vitit 2020 Foto: Ilustrim

Megjithatë, pagesat e papërfunduar të subvencioneve të vitit 2020 duket se po shohin fundin.

Indeksonline ka kontaktuar ministrinë e Bujqësisë të cilët kanë njoftuar se procesi i pagesave është në fazën finale.

Ministria e drejtuar nga Faton Peci ka njoftuar se do të procedohen 500 mijë euro për 150 përfitues të këtyre pagesave direkte. 

“Procesi i ekzekutimit të pagesave të subvencioneve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2020 tashmë është në fazën finale.

Pritet që të procedohen për pagesë rreth 500 mijë euro për 150 përfitues të këtyre pagesave direkte.

Duhet theksuar se vonesat për përmbylljen e gjithë këtij procesi kanë ardhur si rezultat i zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë këtij viti në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, si dhe veprimeve të ndërmarra pas këtyre zhvillimeve nga Task Forca, e cila për mandat ka pasur shqyrtimin dhe verifikimin e secilës lëndë, e cila ishte në procedurë të realizimit të pagesave në pajtim me kriteret dhe procedurat e përcaktuara me Udhëzim Administrativ” thuhet në përgjigjes e Ministrisë së Bujqësisë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More