50 pacientë me COVID-19 në spitalet e Kosovës në gjendje të rëndë

04.08.2020

Sipas raportit të SHSKUK-së, po trajtohen gjithsej 615 pacientë, prej tyre 428 të konfirmuar me COVID-19 po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale. Pesëdhjetë pacientë në klinikat e QKUK-së dhe në shtatë spitalet rajonale, që po trajtohen për COVID-19, janë në gjendje të rëndë. Nga ta 17 janë në respiratorë dhe 33 me […]

50 pacientë me COVID-19 në spitalet e Kosovës në gjendje të rëndë Foto: Ilustrim

Sipas raportit të SHSKUK-së, po trajtohen gjithsej 615 pacientë, prej tyre 428 të konfirmuar me COVID-19 po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale.

Pesëdhjetë pacientë në klinikat e QKUK-së dhe në shtatë spitalet rajonale, që po trajtohen për COVID-19, janë në gjendje të rëndë.

Nga ta 17 janë në respiratorë dhe 33 me maskë CPAP. 355 janë në oksigjenoterapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 337 pacientë, ku te konfirmuar me COVID-19 janë 203.