50% e qytetarëve të interesuar për politikën, mbi 70% konsiderojnë se Qeveria ndërhynë në biznese

19.07.2021

Rreth 50 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të interesuar për politikën, dhe se mbi 70 për qind e qytetarëve mendojnë se Qeveria ndërhynë në biznese. Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung kanë prezantuar rezultatet e anketës “Mendësia e qytetarëve kosovarë rreth pyetjeve politike”. Këto të dhëna sipas Leonora […]

50% e qytetarëve të interesuar për politikën, mbi 70% konsiderojnë se Qeveria ndërhynë në biznese Foto: Ilustrim

Rreth 50 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të interesuar për politikën, dhe se mbi 70 për qind e qytetarëve mendojnë se Qeveria ndërhynë në biznese.

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung kanë prezantuar rezultatet e anketës “Mendësia e qytetarëve kosovarë rreth pyetjeve politike”.

Këto të dhëna sipas Leonora Kryeziut nga PIPIS, partive politike mund të iu hyjnë në punë pasi që paraqesin pikëvështrimet e qytetarëve.

“Anketa vjen si pjesë e punës tonë dhe ofron të dhëna kredibile që do t’iu hynin në punë partive politike, studiuesve. Raporti tregon pikvështrimet e qytetarëve”.

Rreth 800 qytetarë nga 38 komunat e Kosovës janë anketuar, ku sipas rezultateve del se 77 për qind (%) e tyre besojnë që Qeveria ndërhynë në biznese.

Përderisa 55% e tyre kanë deklaruar se votojnë gjithmonë, ndërsa 50% thonë se janë të interesuar për politikën.

“Anketa është e ndarë në pyetje shteti dhe ekonomia dhe pjesa e dytë janë të orientuara pyetjet për politikën. Anketa është organizuar në 38 komuna dhe janë anketuar 800 qytetarë të Kosovës”.

“Një përqindje 77% e kanë cilësuar ndërhyrjen e Qeverisë në biznese. A mendoni që aborti duhet të jetë i ndaluar me ligj 77% kanë thënë që po. 56% kanë deklaruar që njerëzit duhet ta praktikojnë fenë. Te pyetjet për politikën, 55% kanë deklaruar se votojnë gjithmonë. Se sa janë të interesuar për politikë, 50% janë deklaruar që po”.

“Pjesa dërrmuese e anketuarve kanë deklaruar se nuk janë anëtar i një subjekti politik. 18% kanë deklaruar se janë të majtë, 27% janë të djathtë. Tk AAK 14 % e kanë parë të majtë dhe 30%të djathtë. LDK 21% e kanë cilësuar të majtë dhe 31 % të djathtë, PDK e kanë cilësuar si 31% të djathtë, VV 31% e kanë konsideruar të majtë, 19 % si të djathtë”, raporton EO.