5 viktima e mbi 1,100 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 3.624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198.645. Në total numri i rasteve aktive është 18.506. Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.312 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e […]
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 3.624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198.645.
Në total numri i rasteve aktive është 18.506.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.312 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.796.305 doza të vaksinës.
Deri më sot 809.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 90.619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.