38 vatra zjarri në vend, 24 ende aktive

11.08.2025

Sipas të dhënave të Qendrës Operative të Agjencisë, gjatë periudhës raportuese nga ora 08:00 deri në 14:00 të 11 gushtit 2025, janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri në mbarë vendin.

Prej tyre, 24 vatra mbeten ende aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar nga njësitë përkatëse. Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Agjencia ka shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e palodhshëm të zjarrfikësve që po punojnë në terren për të përballuar situatën.