Zjarri në fshatin Sllapuzhan, zjarrfikësit shpëtojnë disa shtëpi
15.08.2025
Zjarrfikësit e Suharekës kanë arritur të shpëtojnë disa shtëpi nga zjarri sot në fshatin Sllapuzhan.
Sipas raportimeve të SuharekaOnline, rreth orës 14:00, zjarri është shfaqur pranë shtëpive në këtë fshat.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të ekipit të zjarrfikësve, flakët janë vënë nën kontroll dhe janë parandaluar dëme më të mëdha.
Zjarri është lokalizuar me sukses, duke shpëtuar kështu shtëpitë nga rreziku i përhapjes së flakëve. Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale të mëdha apo persona të lënduar.