37 vatra zjarri në vend, 18 ende aktive
10.08.2025
Sipas të dhënave të Qendrës Operative të Agjencisë, sot në periudhën 08:00 – 14:00 janë regjistruar gjithsej 37 vatra zjarri në mbarë vendin. Nga to, 18 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 19 të tjera janë lokalizuar.
Menaxhimi i situatës po kryhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilat janë të angazhuara në terren për shuarjen e zjarreve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.
Agjencia ka shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe punën e palodhshme të zjarrfikësve në përballjen me situatën.