32 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë

16.06.2021

Në ShSKUK po trajtohen 93 pacientë të konfirmuar me COVID-19. Në bazë të raportimeve nga klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 93 pacientë, prej tyre 32 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 60 me oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 59 pacientë, 18 të konfirmuar me […]

32 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Në ShSKUK po trajtohen 93 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Në bazë të raportimeve nga klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 93 pacientë, prej tyre 32 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 60 me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 59 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 18 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 18 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 34 pacientë, 14 të konfirmuar pozitivë, 15 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 4 pacientë, Spitali i Pejës, 15 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë, Spitali i Ferizajt, nuk ka pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.