23 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në spitalet rajonale dhe klinikat e QKUK-së
Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 101 pacientë. Prej tyre, 23 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 65 me oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, 13 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 60 me oksigjeno-terapi dhe 1 […]
Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 101 pacientë.
Prej tyre, 23 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 65 me oksigjeno-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, 13 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 60 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 39 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 47 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 14 pacientë, 10 të konfirmuar pozitivë dhe 5 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 10 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient dhe Spiali i Prizrenit, 1 pacient.