160 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 7 në Prizren

28.05.2021

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të QKUK’së janë duke u trajtuar 160 pacientë nga COVID-19. Sipas SHSKUK’së, 66 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2, ndërsa 5 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dhe 125 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. […]

160 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 7 në Prizren Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të QKUK’së janë duke u trajtuar 160 pacientë nga COVID-19.

Sipas SHSKUK’së, 66 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2, ndërsa 5 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dhe 125 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 96 pacientë: 4 pacientë janë në gjendje të rënduar, 34 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 81 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 31 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 1 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 64 pacientë: 32 të konfirmuar pozitivë, 44 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 7 pacientë, Spitali i Gjakovës, 13 pacientë, Spitali i Pejës, 21 pacientë, Spitali i Gjilanit, 10 pacientë, Spitali i Ferizajt, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë.