16 fëmijë të Kosovës u braktisën nga prindërit gjatë vitit 2021

04.01.2022

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga statistikat që tregojnë se sa fëmijë u braktistën gjatë vitit që lamë pas. Ku sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se gjatë vitit 2021 u braktisën 16 fëmijë në gjithë territorin e Kosovës. Magbule Koci, zyrtare për mbrojtjen e fëmijëve të braktisur, në Ministrinë e Financave, […]

16 fëmijë të Kosovës u braktisën nga prindërit gjatë vitit 2021 Foto: Ilustrim

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga statistikat që tregojnë se sa fëmijë u braktistën gjatë vitit që lamë pas.

Ku sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se gjatë vitit 2021 u braktisën 16 fëmijë në gjithë territorin e Kosovës.

Magbule Koci, zyrtare për mbrojtjen e fëmijëve të braktisur, në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, ka theksuar se gjatë vitit të kaluar shumica e fëmijëve të braktisutr janë të gjinisë mashkullore.

“Në bazë të raporteve të rregullta nga qendra për punë sociale komunale  të vendit, nga muaji janar 2021 e deri më tani rezultojnë të evidentuar 16 raste të reja te fëmijëve te braktisur. Prej tyre, 6 fëmijë  janë të gjinisë femërore dhe 10 fëmijë janë të gjinisë mashkullore”, ka thënë ajo për lajmi.net.

Ndërkaq, duke krahasuar me vitin paraprak, rezulton se numri i rasteve të braktisjes së fëmijëve gjatë vitit 2021 ka shënuar rënie.

“Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit numri i rasteve të fëmijëve të braktisur ka shënuar rënie. Gjatë vitit 2020 janë evidentuar 28 raste të fëmijëve të braktisur, ku me numër më të madh të fëmijëve të braktisur kanë qenë Qendra për Punë Sociale e Mitrovicës dhe ajo e Prizrenit”, ka bërë të ditur ajo.