15 vite nga vdekja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova

21.01.2021

Sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ish-presidenti Rugova, ka vdekur  më 21 janar të vitit 2006, në moshën 61 vjeç ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin […]

15 vite nga vdekja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova Foto: Ilustrim

Sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ish-presidenti Rugova, ka vdekur  më 21 janar të vitit 2006, në moshën 61 vjeç ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin e atëhershëm.

Në përvjetorin e 15-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe tek varri i tij në Velani dhe tek familja Rugova.