137 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 9 në Prizren

09.08.2021

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të QKUK’së janë duke u trajtuar 137 pacientë nga COVID-19. Sipas SHSKUK’së, 100 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 82 me oksigjeno-terapi dhe 3 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të […]

137 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 9 në Prizren

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të QKUK’së janë duke u trajtuar 137 pacientë nga COVID-19.

Sipas SHSKUK’së, 100 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 82 me oksigjeno-terapi dhe 3 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 88 pacientë, 51 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 61 me oksigjeno-terapi.

LEXO EDHE:  SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit i janë kursyer rreth 100 mijë euro

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 51 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë dhe Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 49 pacientë, 45 prej tyre me COVID-19 pozitivë dhe 21 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 9 pacientë, Spitali i Gjakovës, 14 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.

Etiketat