136 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 6 në Prizren

03.06.2021

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 136 pacientë, thotë raporti i punës për datën 3 qershor 2021. Prej tyre, 58 janë të konfirmuar me COVID-19, 2 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 96 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 88 pacientë: 1 pacientë janë […]

136 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 6 në Prizren Foto: Ilustrim

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 136 pacientë, thotë raporti i punës për datën 3 qershor 2021.

Prej tyre, 58 janë të konfirmuar me COVID-19, 2 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 96 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 88 pacientë: 1 pacientë janë në gjendje të rënduar, 28 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 71 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 25 pacientë, 1 është në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë, 63 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 48 pacientë: 30 të konfirmuar pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi. 1 në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 6 pacientë, Spitali i Gjakovës, 5 pacientë, Spitali i Pejës, 17 pacientë, Spitali i Gjilanit, 10 pacientë, Spitali i Ferizajt, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë.