1,234 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 936 në oksigjeno-terapi

02.09.2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (ShSKUK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se po trajtohen 1,234 pacientë nga COVID-19. Në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe shtatë spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 1,234 pacientë. Nga 1,234 pacientët e shtrirë, 1,116 janë të konfirmuar me COVID-19, 936 me oksigjeno-terapi dhe […]

1,234 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 936 në oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (ShSKUK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se po trajtohen 1,234 pacientë nga COVID-19.

Në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe shtatë spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 1,234 pacientë.

Nga 1,234 pacientët e shtrirë, 1,116 janë të konfirmuar me COVID-19, 936 me oksigjeno-terapi dhe 69 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në kuadër të klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 435 pacientë, 430 të konfirmuar me COVID-19, 294 me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 799 pacientë, 682 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 642 me oksigjeno-terapi.

LEXO EDHE:  SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit i janë kursyer rreth 100 mijë euro

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 115 pacientë, Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 109 pacientë, Klinika Infektive III (Interno), 82 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19, 21 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë.

Spitali i Prizrenit, 165 pacientë, Spitali i Gjakovës, 125 pacientë, Spitali i Pejës, 210 pacientë, Spitali i Gjilanit, 138 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 33 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 52 pacientë, Spitali i Ferizajt, 76 pacientë.

Etiketat