122 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës

11.06.2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se janë 122 pacientë në trajtim nga COVID-19. Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 122 pacientë, sipas raportit të punës për datën 11 qershor 2021. Prej tyre, 33 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 84 janë nën asistim […]

122 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se janë 122 pacientë në trajtim nga COVID-19.

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 122 pacientë, sipas raportit të punës për datën 11 qershor 2021.

Prej tyre, 33 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 84 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 85 pacientë: 19 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 67 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 18 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 66 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 37 pacientë: 14 të konfirmuar pozitivë, 17 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Pejës, 19 pacientë, Spitali i Gjilanit, 5 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë.