121 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, për 24 orë u konfirmuan 15 raste pozitive
- 01.04.2023

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët që lamë pas janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19, nga 90 testime të kryera.
Poashtu IKSHPK-ja njofton se nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjeve nga ky virus, ndërsa 24 perosna u shëruan.
Sipas raporti të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë numri i rasteve aktive me këtë virus është 121.
Ndërsa, të hospitalizuar janë 18 pacientë.
