119 pacientë në trajtim nga COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme

06.08.2021

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 119 pacientë. Prej tyre, 80 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 82 pacientë me oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 70 pacientë, 35 prej tyre me COVID-19 pozitivë dhe 57 pacientë me […]

119 pacientë në trajtim nga COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 119 pacientë.

Prej tyre, 80 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 82 pacientë me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 70 pacientë, 35 prej tyre me COVID-19 pozitivë dhe 57 pacientë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 37 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë.

LEXO EDHE:  SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit i janë kursyer rreth 100 mijë euro

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 49 pacientë, 45 prej tyre COVID-19 pozitivë dhe 25 pacientë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 16 pacientë, Spitali i Pejës, 15 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.

Etiketat