1,171 pacientë në trajtim nga COVID-19, 978 prej tyre me oksigjeno-terapi
Bazuar në raportin 24-orësh të klinkave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK) ka bërë të ditur se në trajtim janë 1171 pacientë, 38 më pak se një ditë më parë. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1,044 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 978 me oksigjeno-terapi dhe 73 në kujdes […]
Bazuar në raportin 24-orësh të klinkave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK) ka bërë të ditur se në trajtim janë 1171 pacientë, 38 më pak se një ditë më parë.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1,044 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 978 me oksigjeno-terapi dhe 73 në kujdes intensiv mjekësor.
Në QKUK janë të shtrirë 398 pacientë, 391 prej tyre COVID-19 pozitivë, ndërsa 349 të tjerë me oksigjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 773 pacientë, 653 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 629 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 104 pacientë, Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 109 pacientë, Klinika Infektive III (Interno), 63 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19, 20 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë dhe Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë.
Spitali i Prizrenit, 171 pacientë, Spitali i Gjakovës, 106 pacientë, Spitali i Pejës, 212 pacientë, Spitali i Gjilanit, 128 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 50 pacientë, Spitali i Ferizajt, 77 pacientë.