114 pacientë në trajtim nga COVID-19 në spitalet e Kosovës, 7 në Prizren
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të QKUK’së janë duke u trajtuar 114 pacientë nga COVID-19. Sipas SHSKUK’së, 83 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, ndërsa 75 pacientë janë me oksigjeno-terapi. Në QKUK janë të shtrirë 75 pacientë, 40 prej […]
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të QKUK’së janë duke u trajtuar 114 pacientë nga COVID-19.
Sipas SHSKUK’së, 83 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, ndërsa 75 pacientë janë me oksigjeno-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 75 pacientë, 40 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 53 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 40 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 39 pacientë, 33 prej tyre me COVID-19 pozitivë dhe 22 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 7 pacientë, Spitali i Gjakovës, 8 pacientë, Spitali i Pejës, 11 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.