112 pacientë në trajtim nga COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme

05.08.2021

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 112 pacientë. Prej tyre, 72 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 74 me oksigjeno-terapi dhe një pacient është në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 67 pacientë, 32 prej […]

112 pacientë në trajtim nga COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 112 pacientë.

Prej tyre, 72 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 74 me oksigjeno-terapi dhe një pacient është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 67 pacientë, 32 prej tyre me COVID-19 pozitivë dhe 51 pacientë me oksigjeno-terapi.

LEXO EDHE:  SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit i janë kursyer rreth 100 mijë euro

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 34 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 45 pacientë, 40 prej tyre COVID-19 pozitivë dhe 23 pacientë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 14 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 10 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.

Etiketat