11 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

29.11.2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 16 testime për COVID-19. MSH-ja bën të ditur se nga 16 testimet të cilat janë kryer në 24 orëshin e fundit një prej tyre ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë aktualisht janë 11 […]

11 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 16 testime për COVID-19.

MSH-ja bën të ditur se nga 16 testimet të cilat janë kryer në 24 orëshin e fundit një prej tyre ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë aktualisht janë 11 raste aktive me COVID-19 dhe se gjatë ditës së hëne nuk është regjistruar ndonjë pacient i shëruar nga ky virus.

Brenda 24 orëve të kaluara nuk është vaksionuar asnjë qytetarë me vaksinën anti-COVID.

Ndërsa, numri i personave që janë vaksionuar deri më tani është 904.480 me dozën e parë, 824.923 me dozën e dytë, 105.378 me dozën e tretë dhe 1.868 me dozën e katërt.