231 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
- 04.03.2023

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë kryer 146 testime për COVID-19.
IKSHPK-ja bën të ditur se nga 146 testime për COVID-19 të cilat janë bërë të premten, 26 kanë rezultuar poziitve, raporton SuharekaOnline.
Poashtu, IKSHPK-ja njofton se gjatë ditës së premte 29 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë viktimë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë 231 raste aktive me COVID-19.
