100 eurot nga shteti, sot pritet të hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat dhe studentët

19.04.2022

Në konferencë për media, kryeministri Kurti e ministri Murati kishin prezantuar masat e reja në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për sa i përket pensionistëve, ata kishin bërë të ditur se do të përfitojnë ata që marrin pension bazik, kontribut pagues, për aftësi të kufizuara, të veteranit, e kështu me radhë. Po ashtu, kryeministri […]

100 eurot nga shteti, sot pritet të hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat dhe studentët Foto: Ilustrim

Në konferencë për media, kryeministri Kurti e ministri Murati kishin prezantuar masat e reja në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për sa i përket pensionistëve, ata kishin bërë të ditur se do të përfitojnë ata që marrin pension bazik, kontribut pagues, për aftësi të kufizuara, të veteranit, e kështu me radhë.

Po ashtu, kryeministri i Kosovës ka theksuar se për herë të parë do të mbështesin me shumë të menjëhershme prej 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat, pra rreth 300 mijë punonjës, gjithashtu kjo shumë do t’iu ndahen edhe 80 mijë zyrtarëve publik si dhe studentëve, ku do të përfitojnë 80 mijë studentë.

Ndërkaq, për sa i përket shtesave prej 100 eurove për punëtorët e sektorit privat dhe studentëve, gjatë ditës së sotme pritet të bëhet publik linku për aplikim për këto dy kategori.

Aplikimi për shtesat nga kategoria e studentëve dhe punëtorëve të sektorit privat do të bëhet përmes faqes zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Nga ky institucion kanë bërë të ditur se sot do të hapet alikimi dhe se janë duke punuar vazhdimisht në këtë drejtim.

Po ashtu, nga ATK-ja kanë shtuar se për detaje do të njoftohen qytetarët gjatë ditës, kjo sapo linku të jetë gati.