1 milion vaksina anti-COVID të administruara në Kosovë

10.09.2021

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit deri më tani në Kosovë janë administruar 1 milion vaksina anti-COVID. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në vendin tonë janë administruar 1,000,152 vaksina kundër COVID-19. Deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 637,132 persona, ndërsa me dozën e dytë janë 338,147. Ndërsa, në 24 orët […]

1 milion vaksina anti-COVID të administruara në Kosovë Foto: Ilustrim

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit deri më tani në Kosovë janë administruar 1 milion vaksina anti-COVID.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në vendin tonë janë administruar 1,000,152 vaksina kundër COVID-19.

Deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 637,132 persona, ndërsa me dozën e dytë janë 338,147.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe janë regjistruar 703 raste pozitive si dhe 19 raste të vdekjes.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në total numri i rasteve pozitive është 155,310 nga 1,083,193 persona të dyshimtë me virusin Sars-CoV-2 dhe 2,728 raste të vdekjes.