​Kurti sqarohet për propozimet dërguar ZRRE-së dhe kush përfiton nga subvencionimi i importit të rrymës

02.02.2022

Kryeministri Kurti ka theksuar se këto propozime kanë trajtuar dimensionet e ndryshme, ku sipas tij kanë qëllim të njëjtë e të përbashkët për progrun e bllok tarifave që të jenë sa më të favorshëm për qytetarët si dhe për buxhetin e shtetit. Po ashtu, duke sqauar këto propozime/komente, ka thënë se këto komente kanë dallime, […]

​Kurti sqarohet për propozimet dërguar ZRRE-së dhe kush përfiton nga subvencionimi i importit të rrymës Foto: Ilustrim

Kryeministri Kurti ka theksuar se këto propozime kanë trajtuar dimensionet e ndryshme, ku sipas tij kanë qëllim të njëjtë e të përbashkët për progrun e bllok tarifave që të jenë sa më të favorshëm për qytetarët si dhe për buxhetin e shtetit.

Po ashtu, duke sqauar këto propozime/komente, ka thënë se këto komente kanë dallime, por se nuk janë kundërthënëse.

Ai ka shtuar se është i bindur që këto komente do të kontribuojnë në të menduarit të ZRRE-së para vendimit të tyre për tarifat e energjisë elektrike.

“Është e vërtet se kemi pasur edhe komentet e ministrisë së Ekonomisë, edhe të Ministrisë së Financave, si dhe të Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Këto komente kanë dallime, por nuk janë kundërthënëse. Andaj, unë jam I bindur që do t’i kontribuojnë të menduarit të ZRRE-së para vendimit të tyre.

Ka përfunduar afati dje, tash neve na duhet të presim se çfarë do të thotë ZRRE-ja dhe sigurisht që do të mblidhemi edhe ne si qeveri që të shohim se si reflektohet kjo konkretisht për javët, muajt në vijim[…]Besoj që në këto momente kur e gjithë ZRRE-ja është duke i trajtuar komentet duke vlerësuar drejtësinë, duke parashikuar pasojat, duhet ta presim vendimin e tyre, por mund të themi që jam i gazuar që I kemi dhënë mjaftueshëm material për të menduar sa më mirë e sa më dobishëm”, theksoi Kurti.

Gjithashtu, kryeministri Kurti pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ka deklaruar se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Mirëpo duhet të jemi të vetëdijshëm që mos të ketë reduktime të energjisë elektrike, duhet të ketë ose subvencionim nga shteti siç kemi bërë deri më tash për shkak të importit të shtrenjtë të energjisë elektrike, ose shtrenjtim të energjisë elektrike, ose kombinim i të dyja këtyre.

Subvencionimi i plotë nga shteti është barrë shumë e madhe, mirëpo edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike duke shndërruar shtetin spektator gjithashtu nuk është zgjidhje. Sa më shumë komente që dërgohen në ZRrE, besoj që do t’i kontribuojnë vendimit përfundimtar të tyre”, tha ai.

Po ashtu, në konferencën e mbajtur, kryeministri Albin Kurti ka hequr dilemat se nga subvecionimi i importit të energjisë elektrike, nga shteti mund të përfitojë kompania private në vend, përkatësisht KESCO.

“KEK e ka të pashmangshëm bashkëpunimin me KESCO, por si do që të jetë edhe kur importon drejtpërdrejt KEK-u ose kur importon Kosova nëpërmjet KEK-ut që këtë e bën nëpërmjet KESCO-s, unë mund t’iu siguroj që nuk bëhet fjalë për përfitime private, meqenëse e gjithë kostoja e shtuar e importit të energjisë elektrike nuk lejojmë të kthehet në përfitim të askujt.

Pra, kur humbet publiku nuk do të mund të fitojë privati tek ne. Pra, përfituesit e mëdhenj të kësaj krize energjetike janë tregtarët e energjisë në bursat ndërkombëtare energjetike”, theksoi ai.