​Kërkohet pagesë shtesë për punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik në QMF, spitale e ambulantë

30.08.2021

Përmes një letre publike, kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, ka kërkuar nga Qeveria që t’i stimulojë me nga 150 euro për muajt gusht, shtator dhe tetor punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik në spitalet QMF dhe ambulantë. Po ashtu, ka kërkuar që të gjithë familjarëve të […]

​Kërkohet pagesë shtesë për punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik në QMF, spitale e ambulantë Foto: Ilustrim

Përmes një letre publike, kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, ka kërkuar nga Qeveria që t’i stimulojë me nga 150 euro për muajt gusht, shtator dhe tetor punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik në spitalet QMF dhe ambulantë.

Po ashtu, ka kërkuar që të gjithë familjarëve të këtyre punëtorëve t’u kompensohen shpenzimet e mjekimit nëse ata infektohen.

E tëra kjo vjen për shkak të rrezikshmërisë që kanë në punë punëtorët e lartcekur

“Janë të parët këta punëtorë që kanë kontakte me pacientë me COVID-19 dhe janë në rrezikun më të madh që të infektojnë edhe familjet e tyre.

Ju njoftojmë se kostoja e parë nuk kushton më shumë se 450 mijë euro, shumë e cila është e përballueshme”, thuhet në kërkesën e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.