​Fuqizimi i bizneseve prioritet i OAK-së dhe ATK-së

14.10.2021

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth krijimit të lehtësirave të të bërit biznes, rëndësisë së luftimit dhe zvogëlimit të informalitetit, edukimit të tatim/paguesve, e ngritjes së vetëdijësimit për obligimet tatimore. Gjatë këtij takimi u diskutua rritja e bashkëpunimit reciprok, organizimet e përbashkëta për informim të saktë të bizneseve lidhur me obligimet dhe legjislacionin në […]

​Fuqizimi i bizneseve prioritet i OAK-së dhe ATK-së Foto: Ilustrim

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth krijimit të lehtësirave të të bërit biznes, rëndësisë së luftimit dhe zvogëlimit të informalitetit, edukimit të tatim/paguesve, e ngritjes së vetëdijësimit për obligimet tatimore.

Gjatë këtij takimi u diskutua rritja e bashkëpunimit reciprok, organizimet e përbashkëta për informim të saktë të bizneseve lidhur me obligimet dhe legjislacionin në fuqi, mundësia e ofrimit të përkrahjes për bizneset që kanë target eksportin e motivimet për deklarime.

OAK po ashtu ngriti si çështje edhe disa nga kërkesat e pranuara nga ana e bizneseve e që kanë të bëjnë me inicimin e Ligjit për Kallo, shtimin e shërbimeve në kuadër të platformës EDI, me qëllim të eleminimit të procedurave burokratike për pajisje me dokumentacion e dixhitalizimin e shërbimeve.

Drejtori Murtezaj duke falënderuar OAK-në për pritjen, theksoi që si ATK janë të gatshëm të ofrojnë përkrahjen e tyre në çdo proces që kontribuon në legalizimin e biznesit dhe ekonomisë, dhe të ofrojnë mbështetje profesionale në çështjet me interes reciprok.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi – Kryetar i Odës, Hamdi Malushaj – Anëtar bordi, Qëndresa Ibrahimi – Koordinatore dhe Diellza Zeqiri – Zyrtare Ligjore.