Në 22 vjetorin e vrasjes, të dielën mbahet akademi përkujtimore për ish-kryetarin, Ukë Bytyçi

para 14 dite

Komuna e Suharekës si çdo vit tjetër edhe këtë vit do ta përkujton kryetarin e saj të parë të pasluftës, Ukë Bytyçin, i cili u vra një ditë pas fitores së partisë së tij, LDK, në zgjedhjet e dyta lokale.

Në 22 vjetorin e vrasjes, të dielën mbahet akademi përkujtimore për ish-kryetarin, Ukë Bytyçi

Komuna e Suharekës me anë të një akademie përkujtimore do ta kujtojë Ukë Bytyçin në shenjë nderimi dhe kujtimi.

Akademia Përkujtimore do të mbahet më 27 tetor 2024 në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” – Suharekë duke filluar prej orës 12:00.

Në Akademinë Përkujtimore që do të mbahet më datë 27.10.2024 siç është bërë traditë tashmë, do të ndahet edhe çmimi “Ukë Bytyçi”, që jepët për udhëheqje dhe punë të mirë e që këtë vit do ti ndahet ish-kryetarit të Komunës së Suharekës, Dr. Sali Asllanaj.

Ukë Bytyçi, bashkë me dy përcjellësit Bafti Bytyçi dhe Bajram Bajrami, u vranë në fshatin Leshan të Suharekës derisa po festonin fitoren në zgjedhje.