Muharremaj viziton punimet në rr. “Skënderbeu”, të gjitha kabllot nëntokë
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë një vizite në punimet e rrugës “Skënderbeu”, njoftoi se po punohet intensivisht që e gjithë infrastruktura elektrike dhe kabllore të vendoset nëntokë.
Kjo do të kontribuojë në një pamje më estetike të qytetit dhe një infrastrukturë më moderne.
“Jemi të përkushtuar që të ndërtojmë një Suharekë moderne dhe të zhvilluar. Për këtë arsye, po investojmë në projekte të ndryshme infrastrukturore, siç është edhe rruga “Skënderbeu”. Me vendosjen e të gjitha kabllove nëntokë, ne po krijojmë një ambient më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët”, tha Muharremaj.
Ky projekt ka për qëllim jo vetëm të përmirësojë pamjen e qytetit, por edhe të rrisë sigurinë e qarkullimit dhe të zvogëlojë ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike.