Muharremaj merr vendim për mirëpritje të mërgimtarëve, ju ofron disa lokacione për parking
para 59 dite
Me qëllim të lehtësimit të qëndrimit të mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit, Komuna e Suharekës ka vendosur të ofrojë parking disa lokacione të qytetit.
Nga data 20 Dhjetor 2024 deri më 15 Janar 2025, të gjithë mërgimtarët mund të përdorin pa pagesë parkingun në oborrin e Komunës së Suharekës, oborrin e Shkollës së Fëmijëve “7 Marsi” dhe hapësirën e parkingut përballë Parkut të Dëshmorëve.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i ka uruar të gjithë mërgimtarët për kthimin në vendlindje dhe u ka dëshiruar pushime të mbara.
“Kemi vendosur të ofrojmë këtë shërbim për të lehtësuar qëndrimin e mërgimtarëve tanë në Suharekë. Ju mirëpresim me krahë hapur!”, ka thënë Muharremaj.