Muharremaj: Bllokimi i llogarisë së komunës mund të ndodh edhe në muajt në vijim

31.10.2024

Më 28.10.2024 Komuna e Suharekës është njoftuar nga institucionet e nivelit qendror se u është bllokuar qasja në xhirollogaritë e Komunës.

Muharremaj: Bllokimi i llogarisë së komunës mund të ndodh edhe në muajt në vijim

Në reagimin e tij i pari i Suharekës, Bali Muharremaj, kishte bërë të ditur se kjo kishte ndodhur si pasojë e kontratës kolektive.

Të nesërmen Muharremaj kishte bërë të ditur se xhirollogaria e komunës ishte zhbllokuar.

Lidhur me këtë gjendje në seancën e rregullt të asamblesë komunale të mbajtur më 31.10.2024, asambleistët kanë ngritur pyetje.

Në përgjigjen e tij Muharremaj ka bërë të ditur se përgjegjësia për zbatimin e kontratës kolektive është e nivelit qendror pasiqë ne si komunë nuk kemi nënshkruar asgjë në këtë drejtim.

Tutje i pari i Suharekës ka ngritur shqetësimin se situatë e tillë mund të përsëritet edhe në muajt në vijim, duke shtuar se mjetet po merren nga paratë e planifikuara për investime kapitale, por pavarësisht kësaj ai edhe një herë garantoi se operatorët ekonomik do të paguhen për punët e kryera.

Etiketat

Ofertat e fundit