Gent Gashi emërohet drejtor i Inspeksionit në Komunën e Suharekës, Kokollari merr drejtorinë e Kulturës

para 54 dite

Pas largimit nga detyra të Lorika Gashit nga pozita e drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Suharekës, më 31 tetor 2024, kryetari i komunës, Bali Muharremaj, ka vendosur të bëjë disa ndryshime në strukturën e drejtimit të komunës.

Gent Gashi emërohet drejtor i Inspeksionit në Komunën e Suharekës, Kokollari merr drejtorinë e Kulturës

Pas një muaji vakance në pozitën e drejtoreshës së Kulturës, kryetari Muharremaj ka vendosur t’ia besojë këtë detyrë Albulena Kokallarit. Kokallari më parë ka mbajtur pozitën e drejtoreshës së Inspeksionit në këtë komunë.

Ndërsa, në vend të Kokallarit në krye të Drejtorisë së Inspeksionit është emëruar Gent Gashi.

Sipas vendimit të kryetarit Muharremaj, bëhet e ditur se Gashi është nga fshati Studençan dhe ka të përfunduar Master në Marrdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.

Etiketat

Ofertat e fundit