GAP: Nga 78 premtime, Muharremaj i ka përmbushur 19, 36 nuk kanë filluar, 13 gjysmë të përfunduara…
Në platformën elektronike “Letërnjoftimi i komunave”, sot, Instituti GAP me përkrahje të Helvetas/Projekti për Decentralizimin dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), ka publikuar shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave për mandatin 2021-2025. Ky përditësim përfshin periudhën deri në fund të qershorit 2024.
Nga gjithsej 1,816 premtime të dhëna nga 27 kryetarë të komunave, 765 premtime apo 42% janë përmbushur plotësisht, 304 premtime apo 17% konsiderohen gjysmë të përmbushura, 326 premtime apo 18% janë të filluara, ndërsa 421 premtime apo 23% ende nuk kanë filluar dhe nuk është ndërmarrë asnjë hap për përmbushjen e tyre.
Sipas matjeve deri më datën 30 qershor 2024 të Institutit GAP, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nga 78 premtime nga zgjedhjet e vitit 2021, i ka përmbushur 19 prej tyre, 13 gjysmë të përfunduara, 36 nuk kanë filluar dhe 10 kanë filluar.
Nga 78 premtime, vetëm 19 të përfunduara, 13 gjysmë të përmbushura, 10 të filluara dhe 36 nuk kanë filluar.
Administratë – 6 premtime:
1. Premtimi i ndërtimit të objektit të ri komunal nuk ka filluar;
2. Krijimi i qendrës One Stop Shop (të gjitha shërbimet në një vend) – Gjysmë e përmbushur;
3. Implementimi i sistemit të menaxhimit të radhës – E përfunduar;
4. Funksionalizimi i sistemit të vijueshmërisë në punë te të gjitha institucionet – Nuk ka fillluar;
5. Krijimi i sistemit për iOS & Android të gjendjes civile dhe aplikimi për dokumente përmes sistemit – Nuk ka filluar;
6. Trajnimi dhe informimi i stafit me ligjet e reja dhe ndryshimet ligjore që bëhen – Gjysmë e përmbushur.
Arsim – 11 premtime:
1. Lidhja e shkollave profesionale me qendrën e trajnimeve dhe inovacionit – Gjysmë e përmbushur;
2. Hapja e qendrave për praktikë në shkolla, në ato drejtime që nuk gjenden në tregun e Suharekës – E përfunduar;
3. Bashkëpunim me IKAF (Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa), për certifikimin e studentëve të drejtimit ekonomik për kontabilist/e dhe libër mbajtës/e – Nuk ka filluar;
4. Pajisja me kabinete profesionale për të gjitha shkollat dhe digjitalizimi i tyre – Gjysmë e përmbushur;
5. Stimulimi i studentëve/nxënësve për projekte inovative – Nuk ka filluar;
6. Përfshirja e fëmijëve të moshave 2-5 vjeç në çerdhe në të gjitha zonat rurale – Gjysmë e përmbushur;
7. Finalizimi dhe funksionalizimi i çerdhes së re në qytet – Gjysmë e përmbushur;
8. Drejtime profesionale të turizmit dhe hotelerisë në shkollën profesionale – Gjysmë e përmbushur;
9. Ndërtimi i sallave të edukatës fizike në disa shkolla – E përfunduar;
10. Bursa që mbështesin studime specifike për zhvillim apo promovim të Komunës së Suharekës – Nuk ka filluar;
11. Mbështetja ligjore (gjetja e mënyrave rregullative) për njohjen e punëve vullnetare (në rast të bursave për nxënës dhe studentë, t’i njihen pikët) – Nuk ka filluar.
Bujqësi – 10 premtime:
1. Rritja e buxhetit komunal prej 1 milion euro në vit për subvencione dhe grante në bujqësi – E përfunduar;
2. Fokusi në përmirësimin e prodhimtarisë bujqësore, zgjerimi i tregjeve (edhe online) dhe plasmani i prodhimeve bujqësore në tregje, në dy vitet e para (2022-2023) – E filluar;
3. Ndërtimi i sistemeve të reja të ujitjes së tokave bujqësore – E filluar;
4. Rehabilitimi i sistemeve ekzistuese të ujitjes së tokave bujqësore (puset dhe kanalet e deritanishme) – Nuk ka filluar;
5. Hulumtimi i mundësive për financimin e "Ndërtimi i liqenit të Dragaqinës" (ujit të pijes, ujitjen e tokave bujqësore dhe ujërave industriale për ndërmarrje prodhuese/industriale) – E filluar;
6. Mbajtja e manifestimeve të veçanta për promovim të verës – E përfunduar;
7. Licensimi i staneve mikpritëse – Nuk ka filluar;
8. Licensimi i fermave mikpritëse – Nuk ka filluar;
9. Licensimi i haneve mikpritëse – Nuk ka filluar;
10. Financim (grant) për ndërtimin e shtëpive malore mikpritëse dhe haneve të fermave malore për akomodimin e turistëve (zhvillimi i ekoturizmit në Delloc) – Nuk ka filluar.
Ekonomi – 10 premtime:
1. Funksionalizimi edhe i tri zonave/parqeve ekonomike – E filluar;
2. Funksionalizimi i agrozonës në Samadrexhë – Nuk ka filluar;
3. Fillimi i përgatitjes së Parkut Ekonomik në Shirokë (ndarja e hapësirës brenda saj për ndërtimin e disa objekteve publike: emergjencës, shërbimeve publike, urgjencës) – Nuk ka filluar;
4. Krijimi i Qendrës Komunale për Zhvillim – E përfunduar;
5. Mbajtja e një tryeze/konference çdo tre muaj me rrjetet e shkollave dhe bizneseve – Nuk ka filluar;
6. Mbështetje financiare për biznese që krijojnë vende të reja të punës – Gjysmë e përmbushur;
7. Për bizneset që punësojnë dy punëtorë të rinj, i përgjysmohet taksa gjatë atij viti, ndërsa nëse i punëson pesë punëtorë të rinj, i hiqet tërësisht taksa – Nuk ka filluar;
8. Dedikimi i të hyrave komunale nga biznesi në projekte për biznese start up – E filluar;
9. Mbështetja e programeve për të rinjtë për punësim nga shtëpia; freelancing përmes programeve si: upwork, dhe start-up biznese, inkubim dhe mentorim. – Nuk ka filluar;10. Mbështetja e projekteve inovative për krijim të aplikacioneve për android, si dhe programeve codeforgovernment, codeforhealth. – Nuk ka filluar.
Infrastrukturë – 1 premtim:
1. Përfundimi i rrugës Delloc-Shtërpcë – Nuk ka filluar
Kulturë – 5 Premtime:
1. Hartimi i guidave turistike – Nuk ka filluar;
2. Anëtarësimi në Partneritetin Ndërkombëtar për Iniciativën Satoyama (IPSI) dhe Programin Njeriu dhe Biosfera i UNESCO-s (MAB) – Nuk ka filluar;
3. Kompletimi i kompleksit kulturor që përfshin edhe shtëpinë e kulturës – Gjysmë e përmbushur;
4. Subvencione për të gjitha OJQ-të që kanë projekte kulturore – E përfunduar;
5. Restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore/arkeologjike/historike (mullinjtë, objektet arkeologjike, etj). – Nuk ka filluar.
Shëndetësi – 3 premtime:
1. Krijimi i ekipeve specifike për trajtimin e problemeve sociale dhe shëndetësore pas përfundimit të pandemisë COVID-19 (ekipe të psikologëve, sociologëve, mjekëve specialist) – E filluar;
2. Staf shtesë në QKMF (60 të punësuar të rinjë) dhe aparatura të reja – E përfunduar;
3. QMF në Mushtisht, Studençan, Duhël dhe Bukosh ku do të punohet me dy ndërrime deri në orët e vona të mbrëmjes dhe do të ofrohen edhe shërbimet e laboratorit (analizave bazike) – E përfunduar.
Shërbime Publike – 22 Premtime:
1. Krijimi i Drejtorisë së Emergjencave komunale – Nuk ka filluar;
2. Rritja e numrit të zjarrëfikësve – Nuk ka filluar;
3. Rritja e automjeteve për zjarrëfikës dhe rritja e kapacitetit të tyre për të intervenuar në ndërtesa të larta – Nuk ka filluar;
4. Formimi dhe aktivizimi i njësisë vullnetare të zjarrëfikësve – E përfunduar;
5. Zhvillimi i trajnimeve me sektorin privat (ndërtimtari dhe biznes) për t’u aftësuar për reagime emergjente – Nuk ka filluar;
6. Ndërtimi i objektit të ri të zjarrëfikësve – Nuk ka filluar;
7. Formimi i një ekipe komunale të përhershme për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë – Nuk ka filluar;
8. Themelimi i ‘Ndërmarrjes Publike Lokale’ për shërbime publike – E përfunduar;
9. Ndarja e pesë hektar toke te pjesa e parkut ekonomik në Shirokë në shërbim të ndërmarrjes publike lokale, brigadës së zjarrëfikësve dhe ndërtimit të emergjencës së qytetit – Nuk ka filluar;
10. Ndërtimi i impianteve dytësore për trajtimin e ujërave të zeza në gjashtë lokalitete – E filluar;
11. Mbjellja e drunjëve dhe bimëve dhe krijimi i hapësirave të reja të gjelbra – E filluar;
12. Rregullimi i shtretërve të lumenjve – Gjysmë e përmbushur;
13. Finalizimi i projektit për trajtimin e ujërave industriale në zonën industriale – Nuk ka filluar;
14. Fillimi i zbatimit të projektit: ‘Pika e gjelbër’- një lokacion ku qytetarët do të mund të transportojnë orenditë e vjetra, frigoriferë dhe mjete të vjetra elektronike si hedhurina – E përfunduar;
15. Hartimi i rregullores për turizmin në komunë, në harmoni me strategjinë e turizmit – Nuk ka filluar;
16. Zyra komunale për informim dhe pritjen e turistëve – Nuk ka filluar;
17. Ndërtimi i shtigjeve të ecjes dhe garave ndërkombëtare të vrapimit malor në 20 km, 40 km, 52 km, 100 km. – Nuk ka filluar;
18. Rindërtim i shtigjeve të çiklizmit dhe motokrosit dhe organizimi i garave – Gjysmë e përmbushur;
19. Parqe rrugore, trotuare dhe shtigje të reja për ecje (vrapim) dhe çiklizëm – E përfunduar;
20. Rrethoja urbane kreative në të gjithë qytetin – Gjysmë e përmbushur;
21. Ngjyrosje dhe fasadim i qytetit me ide nga konkursi ndërkombëtar – Nuk ka filluar;
22. Rrethimi kreativ i hapësirave pasive dhe atyre ku komuna nuk mund të intervenojë – Nuk ka filluar.
Sociale – 5 Premtime:
1. Mbështetje financiare për Hendikos – E përfunduar;
2. Krijimi i hapësirës për qëndrim tërë ditor të nënave me fëmijë me autizëm – E përfunduar;
3. Program i veçantë për viktimat e dhunës në familje – E përfunduar;
4. Formimi i ekipës mobile të psikologëve për ofrimin e mbështetjes për kategoritë e ndryshme – Gjysmë e përmbushur;
5. Ndërtim të shtëpive dhe ofrim të bursave për kategoritë e dala nga lufta – E filluar.
Sport – 4 Premtime
1. Ndërtimi i hapësirave të nevojshme për klubin e futbollit “Ballkani” – E filluar;
2. Ndërtimi edhe i një palestre për nevojat e klubit të basketbollit “Ylli” – Nuk ka filluar;
3. Ndërtimi i poligoneve sportive nëpër vendbanime të ndryshme – E përfunduar;
4. Mbështetje financiare ndaj klubeve sportive – E përfunduar.
Urbanizëm – 1 premtim:
Harta zonale në të gjithë territorin e komunës – E përfunduar.