Bllokimi i xhirollogarisë, Muharremaj: Nuk do ti mbesim obligim asnjë operatori ekonomik
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë përurimit të Palestrës Sportive në fshatin Sopijë edhe një herë është deklaruar lidhur me bllokimin e xhirollogarisë së komunës.
“Pasiqë na është bllokuar konto e komunës, buxheti i komunës, ne shkojmë minus 100 mijë për këtë[palestrën sportive], por sidoqoftë punën e kena kry, obligimet besoj që do të mirremi vesh me operatorët ekonomik do ti kryjmë në të ardhmen” ka thënë Muharremaj.
Tutje Muharremaj ka thënë se obligim nuk do ti mbesim asnjë operatori ekonomik në Komunën e Suharekës, kemi me bërë çmos mi kry obligimet.
I pari i Suharekës ka thënë se parat nuk janë as të komunës, as të qeverisë, por të qytetarëve, duke shtuar se nuk u ankua por theksoi se qytetarët duhet ta dinë se çfarë po ndodh.
Ndryshe ditën e hënë, Komunës së Suharekës i’u bllokuan xhirollogaritë. Edhe kjo për arsyen e njëjtë si Vitisë. Vendimet gjyqësore që ndërlidhen me kontratën kolektive.