[DOKUMENT] Suhareka “refuzon” ndërtimin e fabrikës për riciklimin e mbeturinave!
- 31.01.2019
![[DOKUMENT] Suhareka “refuzon” ndërtimin e fabrikës për riciklimin e mbeturinave!](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2019/01/paster.jpg)
Komuna e Suharekës përmes një vendimi ka refuzuar kërkesën për rishqyrtim të kompanisë italiane Recy Technologies për ndërtimin e fabrikës së riciklimit të mbeturinave.
Sipas vendimit të Komunës së Suharekës pasi që kjo e fundit ka analizuar ofertat në fazën e rivlerësimit duke marrë parasysh rezultatet e ekspertit për metodologjinë e punës dhe programit të fabrikës, ka vlerësuar se ky projekt duhet të anulohet.
Sipas komunës vazhdimi i këtij aktiviteti mund të qojë në shkelje të tjera sepse një situatë e tillë ka qenë e pamundur të planifikohet në fillim.

