Kohë pandemie, për 6 muaj Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 10 mijë euro për dreka zyrtare

26.08.2020

Që nga miratimi i buxhetit të Komunës së Suharekës deri në fund të muajit Qershor 2020 janë shpenzuar 27.09 % e mjeteve të dedikuara për shpenzime kurse pritet të shpenzohen edhe 72.91% e mjeteve për projekte kapitale deri në fund të vitit fiskal. Kështu bëhet e ditur nga Raporti Fiskal i administrimit të buxhetit të […]

Kohë pandemie, për 6 muaj Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 10 mijë euro për dreka zyrtare Foto: Ilustrim

Që nga miratimi i buxhetit të Komunës së Suharekës deri në fund të muajit Qershor 2020 janë shpenzuar 27.09 % e mjeteve të dedikuara për shpenzime kurse pritet të shpenzohen edhe 72.91% e mjeteve për projekte kapitale deri në fund të vitit fiskal.

Kështu bëhet e ditur nga Raporti Fiskal i administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën Janar-Qershor 2020, të cilin e ka siguruar SuharekaOnline.

Sipas raportit për periudhën e njëjtë ka ramje të inkasimit të të hyrave vetanake si pasojë e pandemisë globale Covid-19 e cila e ka kapluar edhe vendin tonë, ku muajt prill dhe maj kishte ramje sa i përket inkasimit përkatësisht realizimit të të hyrave vetanake krahasuar me planifikimin dhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Edhe pse pandemia ka ndikuar në rënien e të hyrave vetanake Komuna e Suharekës për gjashtëmujorin e parë të 2020 ka shpenzuar 10.003,89 € për dreka zyrtare.

NjësiaTelefoni MobileKarburantDreka Zyrtare
Zyra e kryetarit1.105,51 €1.217,60 €
Administrata663,22 €7.758,84 €
Inspeksioni173,00 €
Zyra e Kuvendit Komunal679,78 €1.819,20 €
Buxheti633,57 €
Shërbimet Publike2.149,82 €2.144,44 €1.321,60 €
Shërbimet Kadastrale331,44 €
Shëndetësia369,70 €184,50 €
Shërbimet e kujdesit primar – QKMF510,65 €7.178,30 €457,00 €
Urbanizmi215,90 €1.031,30 €
Shërbimet Sociale243,58 €507,71 €77,00 €
Bujqësia915,64 €
Shërbimet Kulturore319,60 €3.150,00 €
Administrata e Arsimit225,77 €572,69 €
Arsimi Fillor1.335,00 €
Arsimi i Mesëm60,00 €40,00 €
TOTAL9.759,18 €17.629,29 €10.003,89 €