Mbi 60 familje në Suharekë kanë fëmijë me aftësi të kufizuara nën moshën 18 vjeçare

23.08.2020

Në bazë të gjetjeve në terren rezulton se personat me aftësi të kufizuara ende nuk e kanë trajtimin e merituar nga ana e shoqërisë. Në bazën e politikave sociale në Kosovë e cila përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pagave të pensioneve, ku përfshihen edhe personat me aftësi të kufizuar në Komunën […]

Mbi 60 familje në Suharekë kanë fëmijë me aftësi të kufizuara nën moshën 18 vjeçare

Në bazë të gjetjeve në terren rezulton se personat me aftësi të kufizuara ende nuk e kanë trajtimin e merituar nga ana e shoqërisë.

Në bazën e politikave sociale në Kosovë e cila përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pagave të pensioneve, ku përfshihen edhe personat me aftësi të kufizuar në Komunën e Suharekës numri i këtyre personave është mbi 600.

Saktësisht numri i personave me aftësi të kufizuar në Komunën e Suharekës është rreth 630, e që në vitin e kaluar ishte rreth 100 më pak.

Nga këta 630 persona me aftësi të kufizuara në Komunën e Suharekës, vetëm fëmijë nën moshën 18 vjeçare janë anëtarë të mbi 60 familjeve, e krahasuar me periudhën e njejtë kohore të vitit të kaluar numri i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar ishte 53.

LEXO EDHE:  KEDS njofton për punime, të martën disa fshatra të Suharekës mbesin mbi 4 orë pa furnizim me energji elektrike

Fatkeqësisht, rezultatet e një hulumtimi të publikuar nga HANDIKOS pasqyrojnë se vetëm 30 për qind e standardeve të kërkuara ndërkombëtare janë të integruara në ligjet në fuqi që rregullojnë çështjet e personave me aftësi të kufizuara. Raporti i hulumtimit ka identifikuar se një nga kategoritë themelore e të drejtave të tyre- Qasshmëria, vetëm 6,7%, të standardeve ndërkombëtare janë të përfshira në legjislacionin e Kosovës.

Sipas raportit, rreth 70% të standardeve ndërkombëtare mungojnë ose janë pjesërisht të përfshira apo/dhe të integruara në legjislacionin e Kosovës. Prandaj institucionet e Kosovës duhet të përmirësojnë legjislacionin ekzistues të afësisë së kufizuar sipas standardeve ndërkombëtare, duke u mundësuar personave me afësi të kufizuara të gëzojnë dhe ushtrojnë plotësisht të drejtat dhe shërbimet përkatëse.