Komuna parasheh edhe 2.6 milion euro për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”

08.09.2020

Në fund të muajit maj të vitit 2019 kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte vendosur ta shkëpuste kontratën për projektin “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi” si rezultat i mosrespektimit së afateve kohore nga ana e operatorit ekonomik dhe shkeljeve të kushteve të kontratës. Sipas zyrës së kryetarit deri te shkëputja e […]

Komuna parasheh edhe 2.6 milion euro për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” Foto: Ilustrim

Në fund të muajit maj të vitit 2019 kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte vendosur ta shkëpuste kontratën për projektin “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi” si rezultat i mosrespektimit së afateve kohore nga ana e operatorit ekonomik dhe shkeljeve të kushteve të kontratës.

Sipas zyrës së kryetarit deri te shkëputja e kontratës kishte ardhur edhe përkundër insistimit të Komunës së Suharekës, që ky projekt të realizohet, nuk ishte treguar gatishmëri nga ana e operatorit ekonomik sipas kërkesave të autoritetit kontraktues.

Në ditën kur edhe kishte vendosur që të shkëpuste kryetari Muharremaj kishte njoftuar se Komuna e Suharekës do të ndërmerr të gjitha masaj ligjore dhe do të vazhdoj me procedura të reja për këtë projekt, në mënyrë që i njëjti të realizohet në afatin sa më të shpejtë të mundshëm.

Madje në një konferencë për media të mbajtur më datën 5 korrik 2019 Muharremaj është zotuar që pjesa e vrazhdë e ndërtimeve të shtëpisë së kulturës do të jetë e gatshme jo më larg se në muajin nëntor të viti 2019 apo brenda 90 ditë pune.

Më 1 shtator të këtij viti Zyra e Prokurimit në Komunën e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për fazën e II-të për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”.

Sipas dosjes së tenderit të siguruar nga SuharekaOnline faza e II-të e ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës, Komunës së Suharekës parashihet ti kushtojë 2.6 milion euro dhe punimet duhet të kryhen brenda 24 muajve duke përfshirë ato të betonimit, armirimit, muratimit dhe suvatimit, llamarinës, izolimit, qeramikës, instalimeve elektrike, instalimeve mekanike, instalimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Gjithashtu në paramasë është kërkuar mveshja e shkallëve dhe pushimoreve me pllaka mermeri ngjyre hiri i errët me trashësi 3cm dhe dimensione sipas projektit. Ne secilën shkelëse duhet të punohet shiriti jo rreshqitës, furnizimi dhe punimi gardhit të gjitha shkallëve me Xham të sigurisë së Lartë me 2 shtresa Xham nga 1cm i cili duhet të jetë i temperuar, i kalutur dhe me shtresë sigurie në mes ku mbi xham duhet të vendoet një parmak 4x2cm nga druri si element dekorativ etj.