Asistenca sociale për afër 500 familje nga Suhareka e mjaftueshme vetëm për të mbijetuar

11.02.2020

150 euro në muaj janë të parapara me ligj asistencë sociale për një familje 15 anëtarëshe, ndërkohë në institucionet e Kosovës janë pagat më të mëdha në rajon. Për shkak të kushteve të rënda ekonomike, e ndonjëherë edhe detyrimit familjarë, një numër i madh i fëmijëve në vend, bëjnë punë të rënda. Janë rreth 100 […]

Asistenca sociale për afër 500 familje nga Suhareka e mjaftueshme vetëm për të mbijetuar Foto: Ilustrim

150 euro në muaj janë të parapara me ligj asistencë sociale për një familje 15 anëtarëshe, ndërkohë në institucionet e Kosovës janë pagat më të mëdha në rajon.

Për shkak të kushteve të rënda ekonomike, e ndonjëherë edhe detyrimit familjarë, një numër i madh i fëmijëve në vend, bëjnë punë të rënda. Janë rreth 100 fëmijë që kërkojnë lëmoshë rrugëve, edhe pse në Kosovë ndalohet me ligj angazhimi i fëmijëve në aktivitete që dëmtojnë zhvillimin e tyre.

Për këtë organizatat që merren me të drejtat e njeriut thonë se një numër i madh angazhohen në aktivitete të ndryshme në rrugë që dëmtojnë shëndetin psikofizik të tyre.

Ata bëjnë thirrje për shtimin e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre, siç është hapja e më shumë qendrave për strehimin e përkohshëm.

Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale.

Sipas ligjit, këto familje, si pjesë e skemave sociale, marrin një pagesë prej 50 deri në 150 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve.

Në asistencë sociale hyjnë ato familje  që  nuk kanë kurrfar burimi të të ardhurave  për jetë,  në  kategorinë  e parë hynë familjet pa të ardhura  dhe me të sëmur( për këtë vendos  komisioni mjeksor i  MPMS), ndërsa në  kategorinë e dytë,  antarë  të familjës,  që  nuk kanë të ardhura,   nuk punojnë,  janë të  pa aftë për punë  dhe kanë  një fëmijë nën 5 vjet.

Skema e Asistencës Sociale gjatë vitit 2019 në Komunën e Suharekës nuk ka pasur shumë lëvizje, edhe pse në përgjithesi, rastet e asistencës janë në rritje dhe kështu dallon nga muaji në muaj, pasi që disa familje largohen nga komisioni mjekësor, disa të tjera nga ATK-ja, por kohën e fundit edhe disa familje jane larguar pasiqë familjar të tyre kanë migruar jashtë vendi.

Kështu gjatë vitit 2019, për 5 familje në pozitë të vështirë sociale (apo për ndonjë sëmundje të rëndë të anëtarëve të familjes) janë ndihmuar me ndihmë financiare të menjëhershme momentale pranë DNS.

Shfrytëzues të asistencës sociale gjithsej janë 483 familje me 2502 bashkëshfrytëzues. Kështu sipas raporteve mujore te SAS-it, numri i familjeve në asistencë sociale shifet sipas kësaj pasqyre tabelare:

Viti 2018Viti 2019
Janar541 familje 518 familje
Shkurt551 familje 523 familje
Mars551 familje 523 familje
Prill538 familje 514 familje
Maj536 familje 510 familje
Qershor535 familje 513 familje
Korrik534 familje 499 familje
Gusht533 familje 494 familje
Shtator519 familje 486 familje
Tetor519 familje 491 familje
Nëntor524 familje 483 familje
Dhjetor536 familje 492 familje

Shuma prej 50 deri 150 euro në muaj është e pamjaftueshme. Shuma e ndihmës sociale vetëm mund të parandalojë për të mos degradojë më keq. Përndryshe, parashihet me mjete tjera të stimulohet familja, aty ku ka mundësi të punësohet ndonjë anëtar i familjes. Sepse kjo gjendje është vetëm sa për t’i mbajtur gjallë.