Shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt për 31 janar

27.01.2025

Seanca e parë për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt është shtyrë për më datë 31 janar.

Ky vendim u mor pas kërkesës së avokatëve të të akuzuarve, të cilët argumentuan se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar të gjitha dokumentet e rastit.

Ky rast ka ngjallur një interes të madh publik dhe ka shkaktuar reagime të forta në opinion. Për shkak të këtij interesi të lartë, një numër i madh gazetarësh u mblodhën sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por shumë prej tyre nuk u lejuan të ndjekin seancën për shkak të kapacitetit të kufizuar të sallës.

Të akuzuarit u sollën në gjykatë nën masë të rrepta sigurie.

Të katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt u sollën në gjykatë të prangosur dhe nën një siguri të shtuar nga zyrtarët policorë.