Në Gjykatën e Prizrenit – dega Suharekë janë shtyrë 90 seanca në divizionin penal shkak të pandehurit dhe dëshmitarët

12.05.2022

Sejrani ka deklaruar se në periudhën janar – mars 2022 shumica e seancave të shtyra janë për shkak të mungesës së të pandehurve. Sipas tij, në departamentin e krimeve të rënda janë shtyrë 16 seanca ku 7 nga to për shkak të mos paraqitjes së të pandehurve, 1 për shkak të dëshmitarit, 1 për shkak […]

Në Gjykatën e Prizrenit – dega Suharekë janë shtyrë 90 seanca në divizionin penal shkak të pandehurit dhe dëshmitarët Foto: Ilustrim

Sejrani ka deklaruar se në periudhën janar – mars 2022 shumica e seancave të shtyra janë për shkak të mungesës së të pandehurve.

Sipas tij, në departamentin e krimeve të rënda janë shtyrë 16 seanca ku 7 nga to për shkak të mos paraqitjes së të pandehurve, 1 për shkak të dëshmitarit, 1 për shkak të avokatit mbrojtës, 4 për shkak të gjendjes shëndetësore të gjykatësve dhe pengesa të tjera.

Kurse në departamentin për të mitur, sipas Sejranit 13 nga seancat e shtyra janë për arsye të mos paraqitjes së të miturit-të pandehurit.

Ndërkaq, në divizionin penal për këtë periudhë sipas tij janë 126 seanca të shtyra, 94 për shkak të të pandehurit, 1 nga gjykatësi dhe disa me propozim te palëve, kurse në civile ai tha se janë vetëm 5 seanca shtyra.

Tutje, i njëjti tha se në degën e Suharekës në divizionin penal 90 seanca janë shtyrë për shkak të të pandehurit dhe dëshmitarëve kurse për civile janë 32 seanca të shtyra.

Sejrani tha në degën në Dragash janë 32 seanca të shtyra në divizionin penal ku 28 prej tyre janë shtyrë për shkak të të pandehurit si dhe 32 seanca janë të shtyra në divizionin civil, ku prej tyre sipas tij, 11 për shkak se i padituri nuk është ftuar në mënyrë të rregullt si dhe me kërkesë të palëve.

Lidhur me rastet e parashkrimit, Sejrani tha se nuk ka lëndë që rrezikohet për shkak të parashkrimit, por se në departamentin e krimeve të rënda ka 1 lëndë të korrupsionit që është parashkruar në muajin mars.

Kurse tha se kanë dy lëndë të shënjestruara në punë, ku sipas tij, rasti ‘‘Shkolla’’ është në rigjykim për një pikët të aktakuzës kurse rasti ‘‘Hekurudha’’ është në fazën e administrimit të provave.

Tutje ai shtoi se sa i përket lëndëve të vjetra, në penale varësisht nga gjykatësit ka 30 deri 70 lëndë të vjetra kurse tha se gjendja nuk është e mirë në civile ku ka rreth 500-600 lëndë të konsiderohen të vjetra.

I njëjti tha se shpërndarja e lëndëve në mënyrë proporcionale po bëhet në mënyrë automatike.

‘‘Në departamentin e përgjithshëm ka 356 lëndë shpërndara në mënyrë automatike, të ri caktuara janë 4 dhe kemi 2 përjashtime të gjyqtarëve. Në departamentin e krimeve të rënda ka 65 lëndë të shpërndara, 1 e ri caktuar dhe 1 rast të përjashtimit të gjyqtarit. Në civile, lëndë kontestimore janë shpërndarë 1,089, 2 të ri caktuara dhe 2 raste të përjashtimit të gjyqtarëve’’, shtoi i njëjti.

Sejrani ka thënë se në këtë gjykatë janë pranuar 98 dhe janë kryer 159 ekzekutime penale më gjobë, kurse tha se janë pranuar 43 me burg e që janë ekzekutuar 36 lëndë.

Kurse sipas tij, nga natyra civile janë pranuar 743 e janë kryer 535 lëndë, me kundërshtime nga përmbaruesit privat janë pranuar 52 dhe janë kryer 64 lëndë dhe në kundërvajtje janë pranuar 231 lëndë e që janë ekzekutuar 50 lëndë.

Ai tha se janë përkujdesur që t’iu përmbahen afateve kohore dhe ligjore për dërgimin e lëndëve në instanca më të larta gjyqësore si dhe t’i evitojnë gabimet në kompletimet e dosjeve.

Ndërkaq, lidhur me publikimin e vendimeve tha se në Gjykatën Themelore të Prizrenit janë publikuar 756 vendime, në degën në Dragash 22 vendime dhe në Suharekë 136 vendime./BetimipërDrejtësi/