Një mbrojtje, një betejë, Kurti: Krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si po zhvillohet procesi gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Në një fjalim për studentët e Universitetit të Prishtinës, Kurti ka kritikuar ashpër mënyrën se si po kryhet mbrojtja e të akuzuarve.
Sipas Kurtit, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së duhet të bashkohen në një front të përbashkët për të mbrojtur klientët e tyre. Ai ka theksuar se mbrojtja e ndarë e çdo të akuzuari veç e veç po dëmton çështjen e tyre.
“Unë kam provuar, ku ky proces kishte nisur, kam provuar që krejt këshillin e mbrojtjes t’i bëjë bashkë – sepse unë besoj që mbrojta për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të duhej të kishte qenë e bashkuar (një): do të duhej ta kishin pasur Një Mbrojtje, e jo katër, e jo që secili ta kenë të tyrin”, ka deklaruar Kurti.
Kryeministri ka shprehur mendimin se avokatët janë më të fokusuar në lirimin e klientit të tyre individual, sesa në të vërtetën historike dhe në drejtësinë për të gjithë.
“Mos më keqkuptoni, problemi me avokatët është që të gjithë ata duan që klienti i tyre të lirohet, atyre s’ua ndien çfarë u ndodh të tjerëve – kështu që, në njëfarë mënyre, duke pasur secilin prej tyre të burgosur, krerët e UÇK-së, trupa e mbrojtjës e krijoi këtë mundësi që dikush të luajë (t’ua hedh) me mbrojtjen e tyre”, ka shtuar ai.
Kurti ka theksuar gjithashtu se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së duhet të ketë qenë më politike sesa juridike, duke u fokusuar në kontekstin historik dhe në rolin e UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës.