“Shërbimi ushtarak” në Gjermani, të gjithë meshkujt e moshës 18 vjeçare obligohen të plotësojnë pyetësorin
08.11.2024
Qeveria gjermane ka miratuar Projektligjin për shërbimin ushtarak në Gjermani, të propozuar nga ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius .
Sipas këtij ligji, të gjithë djemtë pas shkollës së mesme, pra zakonisht të moshës 18 vjeç, duhet të plotësojnë një pyetësor në internet nga Bundesëehri lidhur me preferencat e tyre ndaj ushtrisë.
Më pas do të bëhet rekrutimi i atyre që duan të shërbejnë në ushtrinë gjermane.
Meshkujt janë të detyruar ta plotësojnë pyetësorin. Nëse nuk e bëjnë këtë edhe pasi iu kërkohet një gjë e tillë, ata përballen me gjobë.
Për femrat, pjesëmarrja është vullnetare.
Mirëpo, pas prishjes së koalicionit qeverisës, nuk është plotësisht e qartë se çfarë do të ndodhë me këtë projektligj.