Gjermania dëbon rreth 70 azilkërkues drejt Kosovës dhe Shqipërisë

para 23 dite

Një fluturim dëbimi nga aeroporti i Hanoverit drejt Kosovës dhe Shqipërisë pritet të realizohet të hënën, duke transportuar rreth 70 persona.

Gjermania dëbon rreth 70 azilkërkues drejt Kosovës dhe Shqipërisë

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta gjermane Die Welt.

Sipas raportimit, personat që do të dëbohen ishin azilkërkues në Gjermani.

Deputeti i Unionit Demokristian (CDU), Gunter Krings, ka deklaruar për Die Welt se Gjermania ka nevojë për më shumë dëbime të tilla. “Ne duhet t’i intensifikojmë këto fluturime,” ka thënë ai.

Krings ka shtuar se e drejta për azil ka dy anë. “Ne duam t’u japim mbrojtje atyre që kanë nevojë për atë – por edhe të deportojmë ata që nuk kanë nevojë për këtë mbrojtje ose që e kanë humbur të drejtën duke kryer akte dhune.”

Ky fluturim dëbimi vjen në një kohë kur debati mbi politikën e azilit dhe deportimet është i pranishëm në Gjermani. Deklarata e deputetit të CDU-së tregon mbështetjen për intensifikimin e dëbimeve, veçanërisht për ata që nuk plotësojnë kriteret për azil ose kanë kryer vepra të dhunshme.

Ende nuk ka detaje specifike se sa persona do të dërgohen në Kosovë dhe sa në Shqipëri nga ky fluturim.

Etiketat

Ofertat e fundit