Gjermani, papunësi e madhe, por edhe 686.000 vende të lira pune!

para 13 dite

Gjermania është në krizë dhe këtë dëshmojnë edhe shifrat e fundit të papunësisë. Kryetarja e Agjencisë për Punë, Andrea Nahmes tha se në Gjermani akutlisht ka mbi 2,8 milionë të papunë, pavarësisht faktit se tani ka dhe shumë punëtorë sezonalë.

Gjermani, papunësi e madhe, por edhe 686.000 vende të lira pune! Foto: Ilustrim

Në shtator është zvogëluar papunësia në krahasim me muajin gushti për 66.000 dhe tani 2,806.000 të papunë, por krahasuar me shtatorin e vitit 2023, papunësia është rritur për 179.000.

Papunësia në shtator ka rënë krahasuar me gushtin për vetëm 0,1 për qind dhe tani është rreth 6,0 për qind. Por krahasuar me vitin e kaluar papunësia është shumë më e madhe, tha Nahles.

Njëkohësisht Nahles bëri të ditur se në Gjermani ka rreth 696.000 vende të lira pune. Më së shumti mungojnë punëtorët e kualifikuar.

Papunësia më e madhe është në Bremen me 11,1 për qind dhe në Berlin me 9,8 për qind. Ndërsa papunësia më e vogël është në Bavari me vetëm 3,8 për qind.

A e dini çka është KODI 95?
Voto