Gjermani, falsifikoi vulat e pasaportës, procedohet penalisht dhe i ndalohet hyrja 21 vjeçarit nga Kosova

06.08.2024

Të mërkurën e kaluar, oficerët e grupit të policisë kufitare të Memmingen gjatë kontrollit kufitar gjetën vula false në pasaportën kosovare të një kosovari 21-vjeçar.

Gjermani, falsifikoi vulat e pasaportës, procedohet penalisht dhe i ndalohet hyrja 21 vjeçarit nga Kosova Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Policisë kufitare bavareze 21 vjeçari nga Kosova donte të hynte në vend nga Prishtina (Kosova). Ai tentoi të mashtronte policët për qëndrimin e tij në zonën Shengen.

Ndaj tij efektivët kanë nisur procedimin penal. Ata kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasaportën.

Pas depozitimit të sigurisë dhe kompletimit të masave policore, policia nuk pranoi që i njëjti të hynte në Gjermani.