Gjermani, 79 vjeçarja nga Kosova e tejkalon 50 ditë lejen e qëndrimit, gjobitet me 381 euro

22.06.2024

Mbi 20 shtetasve të Kosovës u është refuzuar hyrja në shtetin Gjerman që nga data 1 janar 2024 kur edhe ka hyrë në fuqi lëvizja e lirë ose pa viza.

Gjermani, 79 vjeçarja nga Kosova e tejkalon 50 ditë lejen e qëndrimit, gjobitet me 381 euro Foto: Ilustrim

Gjithashtu ka raste kur qytetarët e tejkalojnë edhe periudhën prej 90 ditësh për qëndrim në zonën shengen.

Një rast i tillë është shënuar në aeroportin e Memmingenit ku gjatë kontrolleve te një 79 vjeçare nga Kosova e cila ishte duke u kthyer në vendlindje, policia gjermane ka vërejtur se e njëjta e kishte tejkaluar periudhën e qëndrimit për 50 ditë.

Sipas njoftimit të policisë gjermane e njëjta ka paguar depozitën prej 381 euro dhe ka vazhduar rrugën për në Kosovë.