Dy shtetas të Kosovës arrestohen në aeroportin e Memmingenit për qëndrim të paligjshëm
22.11.2024
Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar në aeroportin e Memmingen në Gjermani pasi u zbulua se kishin tejkaluar kohën e lejuar për qëndrim si turistë në këtë vend.
Të mërkurën më 20.11.2024 gjatë kontrolleve të rregullta të pasaportave, oficerët e policisë kufitare vërejten se dy burrat kishin kaluar disa ditë më shumë se afati i vizës së tyre.
Për këtë arsye, u vendos që të ndërmerren veprime të mëtejshme ligjore.
Kundër të dy shtetasve të Kosovës është iniciuar një procedurë penale për shkelje të ligjit të qëndrimit në Gjermani.
Pas kryerjes së procedurave të nevojshme, ata u dëbuan nga vendi.