Çka punojnë dhe sa paguhen kosovarët në Gjermani?

para 27 dite

Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën më të madhe të kosovarëve që jetojnë atje. Por, me kalimin e viteve është rritur edhe numri i punëtorëve në sektorë të ndryshëm, si shëndetësi, edukim dhe informim e komunikim.

Çka punojnë dhe sa paguhen kosovarët në Gjermani?

Në vitin 2023, paga mesatare në Gjermani ishte 2.822 euro, në krahasim me pagën mesatare prej 468 eurosh në Kosovë. Kosovarët e punësuar në sektorin e informimit dhe komunikimit marrin pagën më të lartë, njëjtë si edhe në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë ku krahasohen pagat në Kosovë dhe Gjermani, nëpër sektorë të caktuar.

Paga mesatare në sektorin e hotelerisë dhe turizmit në Kosovë është 348 euro, e në Gjermani 1 mijë e 867 euro.

LEXO EDHE:  Gjermani, një e treta e kompanive planifikojnë të zhvendosin vendet e punës jashtë vendit

Përderisa puna në ndërtimtari në Kosovë paguhet 511 euro mesatarisht për një muaj, paga në Gjermani është 2 mijë e 455 euro.

Më poshtë gjeni krahasimet edhe për sektorët e tjerë.